Arkitekt / e

Website Matrix Konstruksion

Titulli i Pozicionit: Arkitekt /e

I raporton: Drejtuesit të Departamentit të Projektimit

 

Lloji i Punës: Kohë e plotë

 

Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji e ripërtëritshme.

 

www.matrixkonstruksion.com

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

Asiston në përgatitjen e detyrave të projektimit sipas kërkesave të projekteve të ndryshme.
Asiston dhe përgatit projektin arkitektonik sipas kërkesave të projektimit (detaje/plane/3D).
Bashkëpunon me menaxherët e projektit/eve, inxhinierët civilë, elektrikë, mekanikë për të siguruar që dizajni është në përputhje me standardet teknike dhe strukturore.
Kontrollon periodikisht ecurinë e punimeve dhe përditësimin e tyre me projektin sipas planit.
Kërkesat/ cilësitë:

 

Të zotërojë diplomë në nivel Master ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Arkitekturë.
Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 vite në zyrë projektimi ose kompani ndërtimi për projektim hapësirash publike, banimi, shërbimesh, hoteleri, komplekse turistike, resorte.
Të ketë njohuri të mira të programeve si Autocad 2D, 3D, Revit, Paketa Adobe, SketchUp, Lumion, etj.
Të jetë i/e njohur me dokumentacionet tekniko ligjore që përmban një dosje aplikimi për Leje zhvillimi apo Leje ndërtimi
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian.
Aftësi të mira analitike, organizative dhe planifikuese.
Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje.
Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë.
Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.

 

Orari i punës:

 

E Hënë – E Premte: 08:45-17:30

Afati i fundit i aplikimit është data 22 Qershor2025.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV + Portfolio në adresën e email-it [email protected] ose në faqen tonë në LinkedIn.

To apply for this job email your details to hr@matrixkonstruksion.com

Full Time

Next article

Senior Architect